Rita Ora: Pëlqej kamxhikun në shtrat


Këngëtarja Rita Ora ka thënë se i pëlqen “të argëtohet” me kamxhik gjatë lojërave në shtrat.
Këngëtarja shqiptare, e cila vazhdon lidhjen e dashurisë me DJ dhe producentin muzikor Calvin Harris, ka rrëfyer se roli i saj në filmin “Fifty Shades of Grey” është “i përkryer”, për shkak të temave të nxehta që do të trajtojë, bazuar në novelën erotike me të njëjtin titull “Më pëlqen kamxhiku”.
“Kjo është arsyeja se pse ‘Fifty Shades’ është i përkryer për mua, pasi vërtet më pëlqen ky libër. Më pëlqejnë gjërat e papritura. Pak dhimbje, jo shumë”, ka thënë Rita gjatë një interviste për “Power 105.1 FM”.