Ton Voka rikthehet me një VIDEOKLIP të ri “Me ty”

ton-voka
Një nga artistët më të njohur të qytetit të Tetovës, Ton Voka vjen me një këngë të re të cilën nuk keni mundësi pa e pëlqyer. Këngëtari tetovar që njihet me bashkpunimet e tij me këngëtarë si Shpat Kasapi, Shkumbin Ismaili dhe të tjerë kësaj radhe vjen me një këngë në bashkpunim me Artan Kastratin. Kënga është përpiluar dhe shkruar nga vet Ton Voka derisa videoklipi që i është bashkangjitur këngës është realizuar në brigjet e Shqipërisë. Producenti i kësaj kënge është Artan Kastrati dhe kënga titullohet “Me ty”. Më posht e keni videon e këngës që mund ta ndiqni dhe ta vlerësoni vet./Shqipmedia