Timberlake në biznes me Rihannan?


timb rihan
Justin Timberlake raportohet se dëshiron t’i futet biznesit me këngëtaren Rihanna. Këngëtari, i cili po bën karrierë si aktor së fundmi, duket se ka plane të mëdha për ta shndërruar veten në një modul të teknologjisë, dhe është i vendosur ta përfshijë Rihannan në ringjalljen e rrjetit social MySpace. Megjithatë, gruaja e tij Jessica Biel, nuk është fort e kënaqur me këto lëvizje të Justin. “Jessica ka dyshimet e saj sa i takon besnikërisë së Justin, dhe kur e di se ai po i rrotullohet Rihannas, kjo e bën atë nervoze. Ajo i ka thënë Justin se dëshiron ai të shmangë negociatat me RiRi një-në-një dhe t’ia lërë ato stafit të tij të biznesit, por kjo nuk është mënyra se si Justin punon”. “Ai dëshiron ta joshë Rihannan në MySpace duke sponsorizuar koncertet e saj. Ai i është qasur asaj së fundi me propozimin për t’ia hequr një pesë të presionit të biznesit nga shpatullat e saj. Por ajo çfarë ai vërtet dëshiron është të sjellë projektet e saj të biznesit online – por edhe fansat e saj – në MySpace”, ka thënë burimi.