Më thuaj ç’fat ke!


Mediat italiane shkruajnë: “Ylli shqiptar”, një vlerësim për aktoren shqiptare Luli Bitri, e cila javën që shkoi është vlerësuar si aktorja më e mirë në filmin e regjisorit italiane Peter Marcias, në rolin e Alinës, një rome që dëshmon plagët sociale përballë jetës evropiane, një film i përkrahur nga UNICEF i komisionit i Filmit të Sardenjës për “vlerën e lartë të mesazhit të përmbajtur në film”.


Mediat italine: Ylli shqiptar / Luli Bitri, aktorja më e mirë: Një rome bie në dashuri me policin italian

Për miqtë dhe krahinën e Cagliari një lajm i vogël: në kinemanë Cineëorld do të paraqitet filmi: “Dimmi che destino avro” (Më thuaj ç’fat ke!)- është ky shënimi që na hedh matanë Adriatikut me aktoren shqiptare Luli Bitri. Me parandjenjën e fortë: “Ne shohim përpara”,
postimi i një fotoje me medaljen e aktores më të mirë në Itali, e kalon modestinë për të rrëfyer një socialitet të brendshëm gjithnjë në raporte rezonance me vendin e saj.
Bëhet fjalë për filmin e regjisorit italian Petër Marcias, premiera e të cilit është kaluar në nëntor të 2012, me protagoniste aktoren shqiptare, Luli Bitri.
Nuk është ngjarje e madhe për ta sjellë në këtë anë, por  mund të bëhet. Aq më tepër në këtë kufi të pranishëm të aktores shqiptare, e cilësuar tashmë nga mediat italiane: ylli shqiptar.
Kjo aktore e njohur tashmë në filmin “Amnistia” me regji të Bujar Alimanit, pasi ka kapërcyer çakun e imazhit të nevojshëm sa për t’ja dalë nga kufiri i ngurtë e kinematografisë shqiptare, pra Luli Bitri zgjaton jo vetëm jetën private në Itali, por tani edhe karrierën.
Kishte lajmëruar vitin e shkuar se është në procesin e një filmi që ndalte në jetën sociale, si plagë që nuk mungojnë në të njëjtën sindromë si këtu dhe në provincat italiane.
“Më thuaj ç’fat ke”, javën që shkoi pati pjesëmarrje në edicionin e 11-të të Festivalit të Filmit Busto Arsizio në Itali, ku aktorja Luli Bitri fitoi çimin “Aktorja më e mirë”.
Ky festival konsiderohet i rëndësishëm me praninë e Michele Placidos, Barbara Bouhet dhe Master Sara, një edicion që nuk kaloi pa problemet financiare, në krahasim me buxhetet që ka marrë vite të tjera. Nëse filmi fitues kishte sfondin e emigracionit gjerman të viteve ’60-të, në veçanti në një perceptim nënçmues për italianët, një histori që ndodhi në një vend të huaj, ku rrëfehet një temë e ndjerë ende fuqishëm- filmi që pati protagoniste aktoren shqiptare rreh po kaq ndjeshmëri sociale.
Aktorja shqiptare është në rolin e Alinës, një vajzë e vogël me origjinë rome, e cila ka jetuar në Paris për punë. Pas kthimit në fshatin e saj të lindjes në afërsi të Cagliari, krijoi një marrdhënie miqësore me Giampaolo Esposito, një moshë mesatare, një punonjës policie.
Në këtë dimension të ri, do të duhet të merret me veten e saj, me emocionet më intime përmes një “udhëtimi” që do ta çojë në shqyrtimin e jetës së saj, aspiratave të saj, e mbi të gjitha të identiteti të saj të vërtetë.
Ky hap shënon fundin e të rinisë, dhe fillimin e një pjekurie që do ta bëjë atë më të vetëdijshme për dobësite e saj. E shkuara e saj hap një hendek mbi të ardhmen e një të reje, që është gati për t’u bërë grua.
Festivali i filmit në Torino, konsideruar i rëndësishëm për shkak të drejtimit nga Gianni Amelio, filmi ku bën pjesë në rolin kryesor aktorja shqiptare Luli Bitri, ka bërë xhiron në Itali.  Dhe vetë regjisori  Marcias Peter është shprehur se filmi do të ketë një jetë jashtë vendit në Spanjë, Francë në veçanti, shkruar nga Gianni Loy, përkrahur nga UNICEF i komisionit të Filmit të Sardenjës për “vlerën e lartë të mesazhit të përmbajtur në film”.
Ndërkohë që aktorja Luli Bitri është vlerësuar në mediat italiane si “ylli shqiptar”, nga regjisori: “E zonja. Çdo herë që kemi xhiruar bashkë ishte e mjaftueshme për të treguar shaka dhe pastaj të krijonim së bashkku. Ishte një gjë e bukur, në një një harmoni të fortë”
Kur e kemi pytur për “standard” aktoren për tërheqjen drejt dramave të forta sociale, ajo është përgjigjur se “Ndodh ajo që duhet të ndodhë me një vepër arti, të prek dhe të bëjë të reflektojnë për të kuruar apo evituar dhimbjen. Sot për fat të keq të gjithë vrapojmë e shpesh nuk ju japim vëmendjen e duhur gjërave që vërtetë kanë vlerë “
Jeton në Itali, dhe pyetja e drejtuar më shpesh është si ndihet një shqiptar që jeton mes dy ambienteve sociale të ndryshme. Këtu është aktore e njohur, tashmë, ndërsa atje e ndjek një jetë e përditshme, e zakonshme. Për interesimin se ç’raport krijon fakti të jetosh “midis”, Luli përgjigjet: “Vij e iki kaq shpesh sa gati nuk po e ndiej ndryshimin, por kur rri gjatë pa ardhur ndiej se në Shqipëri ka shume ambicie. Presin t’ju sjellësh ngjarje të mëdha, këtu e kemi me nxitim. Me ngarkon shumë psikologjikisht, herë-herë edhe me energji negative, por energji që të bën të synosh edhe më lart. Në Itali tensionet janë të një lloji tjetër. Konkurrenca është më e madhe dhe fakti i të qenit i huaj të krijon jo pak vështirësi. Kjo për sa i përket jetës profesionale. Megjithëkëtë, unë tashmë e di se çfarë dua dhe këtu apo atje përpiqem të gjej rrugën e duhur për të realizuar qëllimet e mia, jashtë vetes. I kam superuar vite më parë përballjet me këto realitete të ndryshme, tani përpiqem të marr më të mirat nga të dyja”.
V.M