Cristiano Ronaldo tradhton Irina Shayk me Miss BumBum…? (FOTO)


27 vjeçarja Andressa Urach duket se do të jetë në qendër të vëmendjes së medias për javët e ardhshme. Ajo raportohet se është femra me të cilën Cristiano Ronaldo ka tradhtuar të dashurën e tij Irina Shayk. Në një prononcim për tabloidin “The Sun”, ajo është shprehur se Ronaldo i ka dërguar mesazhe ku i shkruante se ishte fiksuar pas saj dhe e thërriste “kalë i vogël” për shkak se i pëlqenin vithet. Ajo sqaron se kanë përfunduar në një natë të zjarrtë seksi javën e kaluar, vetëm 48 orë përpara se Ronaldo dhe Reali i tij të humbisnin 4 me 1 përballë Borussia Dortmund. “Ishte e pabesueshme, trupi i tij perfekt si një perëndi greke. Ne kaluam katër orë bashkë dhe nuk ndalonte së foluri për vithet e mia”, u shpreh ajo.