“A m’ke shpirt”, kënga e fundit e Labit (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, ka sjellë projektin më të ri muzikor. Labi ka publikuar këngën me titull “A m’ke shpirt” që padyshim se do të pëlqehet shumë nga fansat e tij.
Këngëtari nga Ferizaj, i cili është mjaft i kërkuar nëpër mbrëmje gazmore sidomos gjatë verës, i ka paraprirë sezonit me një baladë.