Shkëndije Mujaj dhe sporti



Shkëndije Mujaj, njëra shqiptaret më seksi, i kushton rëndësi të jashtëzakonshme fizikut dhe shëndetit të saj, prtandaj pjesë të jetës e ka edhe aktivitetin sportiv, ecjen dhe vrapimin e lehtë. Ushtrime të veçanta bën për mbajtjen gjithnjë në formë të vitheve të saj tashmë të famshme dhe që ju shfaqen në ëndërr shumë e shumë meshkujve që e ndjekin me fanatizëm çdo postim të saj në rrjetin social.
Read More
This is a Sticky post

This will appear right below the first post. You can edit this right from the template and change it to your own post. This will appear right below the first post. You can edit this right from the template and change it to your own post.This will appear right below the first post. You can edit this right from the template and change it to your own post.

Marjeta Billo – “Kur ti nuk je”

Marjeta Billo


Një ndër zërat më të bukur të skenës në vend, zbuluar nga ‘Ethet” e vitit 2008, këngëtarja Marjeta Billo, ka nxjerrë prej pak ditë në ekran edhe videon e saj më të re të quajtur ‘Kur ti nuk je”(realizuar nga Lambert Jorganxhi-Muzika, dhe tekst të Florenc Zykës-Ronit).




Artistja edhe pse e re në moshë, por mjaft e kompletuar dhe mjaft premtuese, ka rrëfyer ekskluzivisht për ATSH-në, realizimin e saj më të fundit, si dhe një pjesë nga rrugëtimi i saj në muzikë.
Lindur në qytetin e Lushnjes në korrik të vitit 2008, artistja e diplomuar në Universitetin e Arteve dega kanto, numëron pesë pjesmarrje nëpër festival muzikore, mbi 25 në ato të muzikës klasike, gjashtë materiale muzikore të realizuara, si dhe dy videoklipe.
E qeshur, alegro dhe mjaft e komunikueshme, këngëtarja pret nga e ardhmja atë që ajo kërkon dhe meriton, pra famën dhe suksesin…
Lambert Jorganxhi, Marjeta Billo, Florian Zyka(Roni)

Si lindi ideja e këngës dhe e bashkëpunimit me Lambertin e Ronin?
Bashkëpunimi me Ronin dhe Lambertin ka nisur që për përgatitjet e Festivalit të 52, pra të Festivalit të Fundvitit të kaluar me këngën “Ti mungon”. Bashkëpunimi mes kompozitorit dhe tekstshkruesit të këngëve të mija të fundit, ndoshta është më i hershëm. Të dy djemtë kishin prodhuar një material për të ciln kishin arritur në një mendim që isha unë ajo e cila i përshtatej dhe intepretonte më mirë. Kështu nuk ngurruan të më prezantonin me atë këngë e cila menjëherë më tërhoqi si nga ana muzikore dhe nga përmbajtja, dhe sigurisht kështu nisi një bashkpunim, i cili po rezulton I suksesshëm. Vendosëm të kishim një bashkpunim të dytë, pra këtë në fjalë me këngën “Kur ti nuk je”, të cilin e finalizuam edhe me realizimin e një videoklipi.
Ka diçka personale kënga, apo ju thjesht e intepretoni atë?
Unë sigurisht që e interpretoj këngën edhe duke e përjetuar. Kam besimin e duhur tek Roni që tekstet e këngëve ti bëj në atë mënyrë që çdo kush të gjej veten në ato tekste. Çdokujt i ka ndodhur ti mungojë dikush, ose të ketë kaluar një periudhë të vështirë me personin që ka, ose që ka patur në krahë, me shpresën që asgjë z’do t’i ndajë.



Si eshte pritur ajo nga publiku?

Deri më tani kam marrë shumë kritika pozitive…Kënga është e stilit Rock Balad, të cilën ne e kemi punuar deri në detaje duke qënë që patem edhe kohën e nevojshme për tu marrë me të. Klipi me sa kam dëgjuar ka patur komente pozitive. Sido që të jetë e sido që të shkojë, unë jam shumë e kënaqur me këtë punë, dhe kur vetë interpretuesi kënaqet me atë që bën, jam e sigurtë që këtë ja transmeton edhe atij të cilit po ia servir.



Marjeta në Live



A mendoni se kjo është kenga qe do t’ju japi vëmëndjen që kërkoni e meritoni?
Dëshira ime është që kjo këngë dhe ky klip në rradhë të parë ti pëlqejë publikut, pasi është ai për të cilin ne interpretojmë, përveç kënaqsisë sonë. Sigurisht që nëse pëlqehet materiali, merr vëmendjen e duhur.

Lidhur me Eurovizionin e këtij viti, ç’mendim keni për këngën që përfaqësoi Shqiperinë?
Këngën e Hersianës e kam dëgjuar që në provat e Festivalit. Që kur e dëgjova për herë të parë me tërhoqi vëmëndjen për lëvrimin e një stili ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më sot. Unë e kam vlerësuar këtë këngë qoftë per vokalin e padiskutueshëm e të bukur të Hersianës, apo edhe nga ana teknike. Përsa i përket pjesës së këngëtares mendoj që Hersiana e ka realizuar çdo gjë më së miri me shumë profesionalizëm.


E shihni veten në të ardhmen në Eurosong, apo nuk ju tërheqin kompeticionet e tilla?

Sigurisht që dëshira e njeriut për ta parë veten sa më lart, nuk përfundon ndonjëherë. Planet e mia për veten janë të shumta. Disa ngelen vetëm plane e disa nga plane teorike kthen në plane praktike. Përderisa merr pjesë nëpër kompeticione, përveç kënaqësisë së pjesmarrjes është edhe dëshira që të vlon përbrënda. Shpresa për të marrë diçka(qesh) për të fituar diçka, vetkuptohet që vizioni im për veten është të provoj pse jo edhe kete skenë…

Marjeta në Live
Do të bënit pakte për të arritur suksesin?
Duke qënë që kam një natyrë të prerë kur bëhet fjalë për mundin dhe djersën time, e kam shumë të vështirë të bëj pakte ose kompromise. Nëse do të bëhej fjalë për një pakt që do të sillte një punë të mirë pa më cënuar ose pa cenuar ndokënd në asnjë lloj drejtimi, mendoj se s’do kishte asgjë të keqe. Nga ana tjetër, nëse do më duhej te beja kompromise për t’i ulur vlerat punës time ose te dikujt tjetër, absolutisht nuk do ta bëja.


Marjeta me miqtë(resa Gjocera, Lambert Jorganxhi, Rezarta Smaja-Rumja


Kur keni nisur të këndoni(kënga e parë)?


Për të kënduar e kam patur pasion që fëmijë. Madje kur jetoja në Lushnje isha ai fëmija harrakat që të gjithë e thërrisnin “Çuni i lagjes”, madje me dëgjonin shpesh veshët kur i pyesnin prindërit e mi:”Hë si e keni çunin?”(qesh). E gjithe kjo ndodhte sepse isha një fëmijë i cili uleriste tërë kohën në tentativën për të kënduar, dhe gjithnjë organizonim minikoncerte nëpër lagje ku unë kisha dëshirën e madhe të këndoja. Kënga ime e parë e cila u njoha me publikun ka qënë “Era e Tokës” (kliko këtu)një kompozim i Adrian Hiles dhe tekst të Pandi Laços. Eshtë një këngë e cila mesa kuptoj nuk i humbet vlerat e veta megjithëse koha ikën.





Studimet për kanto ju kanë ndihmuar në karrierën tuaj?
Sigurisht që si Liceu dhe Akademia kanë patur ndikimin e tyre në zhvillimin tim artistik, si nga ana teknike, profesionale, stilistike edhe estetike. Unë mendoj që shkolla në arte të bën diferencën për shum gjëra. Të bën që të duket ndryshimi i asaj kush je ti që nga mënyra e të sjellurit në skenë. Është diçka që të zbukuron natyrshmërinë. Shkolla në art është si ajo piktura e lënë në telajo, e cila pa u veshur me një kornizë të bukur, është ende e papërfunduar.

Aktualisht këndoni edhe ne live night(piano bare). E bëni per para apo thjesht për të mbajtur kordat në forme?
Sigurisht që e kënduara për mua është edhe pasion por edhe ajo për të cilën unë jam arsimuar për ta patur si profesion. E sigurisht kur ushtron profesionin tënd, e bën për të fituar para. Por ajo që më shijon në këtë pjesë është që unë bëj punën që më pëlqen, dhe shpërblehem duke bërë atë që une dua më shumë “Të këndoj”!
Marjeta Billo

Nëse do të ktheheshit pas, cili do ishte gabimi që nuk do të benit?
Nëse do të kthehesha pas nuk do të ndryshoja asnjë gjë. Ajo koha pas(e kaluara) me gjithë të këqijat apo të mirat e saj, ka bërë Marjetën që është tani..

Çfarë duhet të presim nga Marjeta në të ardhmen?

Duke qënë që unë jam natyrë spontane dhe pak impulsive, nuk di çfarë t’ju them. Nga Marjeta, te presim të papriturën(qesh).
Marjeta Billo

Do ta vazhdoni bashkëpunimin me Lambertin dhe Ronin, apo do të eksperimentoni edhe me kompozitorë të tjerë në të ardhmen?
Duke qënë se bashkpunimi me dy autorët e dy këngëve të mija të fundit më ka kënaqur, mendoj të rishikojmë mundësinë e një bashkepunimi tjetër. Ndoshta kësaj rradhe diçka ndryshe. Mendoj që me të dy kam gjetur atë që mund të thuhet stili që une dua të lëvroj. E vlersoj shumë Florian Zyken(Ronin) për mënyrën e të shkruarit. Ka një botë poetike të cilën shumë rrallë e gjen tek tekstshkruesit sot. Ndërsa përsa i përket Lambertit, kam shum besim në atë që ai bën. Mendoj që është një nga kompozitorët e paket që mund të quhet vërtet Artist. Mendoj se formojmë nje ekip të suksesshëm pune…/ATSH – Klajdi Musabelliu / 
Read More

60 SEKONDA: KIDA

Read More

VIDEO: DHURATA DORA, EMRI QE PO PRODHON HITE!

Read More

NRG Band vjen me “As 5 pare” (Video)


Grupi pejan “NGR Band” ka publikuar këngën më të re me titull “As pesë pare”.
Pas bahskëpunimit me Klepton i cili pati pasur sukses, pop bendi kosovar pati paralajmëruar shumë risi gjatë sezonit veror.
Dhe kështu, kënga ka ardhur bashkë me videoklip, i cili shihet të jetë realizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit.
Kënga brenda ka tinguj mjaft ritmik, çka pritet të jetë këtë verë.
Read More

TE JESH RITA ORA! (VIDEO)

Read More

Rihanna “show” në stadium, shfaqet pa reçipeta (FOTO)

Rihanna bën gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi, ka befasuar tifozët të premten, ndërsa është shfaqur në stadium për të ndjekur një ndeshje basketbolli, pa pasur reçipeta.
Për pasojë, ishte e vështirë që tifozët të mos kthenin kokën nga 26-vjeçarja.








Read More

Flori Mumajesi padit në Gjykatë ish-të dashurën Soni Malaj

Brenda prillit Flori ka hapur çështje gjyqësore edhe me Tunën, Getoarin etj

Kantautori i njohur, Florian Mumajesi, pas gjyqit me kompaninë “Acromax GmBh”, me drejtues Aldor Ninin, ka ngritur padi edhe ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares së njohur, Soni Malaj. Padia është depozituar pranë Gjykatës së Tiranës më datë 23 prill, me paditës Florian Mumajesin dhe të paditurën Sonja Malaj  (e cila në muzikë prezantohet me emrin Soni). Dihet që gjatë periudhës që ata kanë qenë të fejuar, kanë pasur edhe mjaft bashkëpunime, mes të cilave duete dhe këngë të kënduara nga Soni, që mbanin autorësinë e Florit. Por tashmë që lidhja ka marrë fund, mbetet që mes tyre të ketë vetëm komunikim profesional, për sa i përket respektimit të së drejtës autoriale të krijimeve muzikore të sipërpërmendura. Por, me sa duket, as ky komunikim nuk shkon mirë, përderisa Flori kërkon zgjidhjen e çështjes me gjyq. Në objektin e kësaj çështjeje që do të ndiqet nga gjykatësi Altin Shkurti, Mumajesi kërkon detyrimin e palës së paditur, përkatësisht këngëtares Malaj, që të pushojë cenimin e të drejtave autoriale të kantautorit, lidhur me publikimin dhe shfrytëzimin e veprave muzikore, pikërisht këngëve “Kalle mos ta nin” dhe “Zona Zero”, që transmetohen  në kanalin e “YouTube Arkiva Shqip”. Me anë të kësaj padie, Mumajesi kërkon po ashtu ndalimin e publikimit dhe të shfrytëzimit të mëtejshëm të këtyre veprave muzikore, si dhe shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor pasuror në masën e të ardhurave të nxjerra nga këto këngë nga shfrytëzimi i paautorizuar i tyre”, citohet në dokumentin e padisë, që gjendet tashmë në Gjykatën e Tiranës.

Përveç Sonit, Flori paralelisht ka hapur dhe dy çështje të tjera gjyqësore edhe ndaj miqve të vjetër: Getoar Selimi e Altuna Sejdiu, Emrush Thaqit, Mehdin Pergjecajt. Për personat në fjalë Mumajesi ka kërkuar të zgjidhet po ashtu me gjyq detyrimi i tyre që të pushojnë cenimin e të drejtave autoriale të tij, lidhur me publikimin dhe shfrytëzimin e këngës të Meda ft. Tuna ft. Geti, me titull “Verë e nxehtë” në kanalin e “YouTube ArkivaShqip”. Ndalimin e publikimit dhe të shfrytëzimit të mëtejshëm të kësaj vepre muzikore, si dhe shpërblimin e dëmit jashtë kontraktor pasuror në masën e të ardhurave të nxjerra nga kjo këngë nga shfrytëzimi i paautorizuar i saj. Brenda prillit Flori ka hapur gjithsej tri çështje gjyqësore, që do të ndiqen nga dy gjyqtarë të tjerë: Teuta Hoxha dhe Ibrahim Hoxha. Nuk dihet se cili do të jetë reagimi veçanërisht i Soni Malajt, me të cilën pati një përballje të fundit në skenën e “X Factor”, ndërsa interpretoi për herë të parë pas ndarjes duetin e tyre “Fluturimi 3470”.
Read More

Rita Ora: Pëlqej kamxhikun në shtrat


Këngëtarja Rita Ora ka thënë se i pëlqen “të argëtohet” me kamxhik gjatë lojërave në shtrat.
Këngëtarja shqiptare, e cila vazhdon lidhjen e dashurisë me DJ dhe producentin muzikor Calvin Harris, ka rrëfyer se roli i saj në filmin “Fifty Shades of Grey” është “i përkryer”, për shkak të temave të nxehta që do të trajtojë, bazuar në novelën erotike me të njëjtin titull “Më pëlqen kamxhiku”.
“Kjo është arsyeja se pse ‘Fifty Shades’ është i përkryer për mua, pasi vërtet më pëlqen ky libër. Më pëlqejnë gjërat e papritura. Pak dhimbje, jo shumë”, ka thënë Rita gjatë një interviste për “Power 105.1 FM”.
Read More